Gafa e Berishës i hap rrugë humbjes së Atalantas në Torino (VIDEO)

Atalanta ka pësuar humbjen e dytë radhazi, pas asaj humbje me përmbysje nga Milani javën e kaluar. Këtë javë është mundur në transfertën e Torino-s me rezultatin 2-0, në një ndeshje ku titullar nga minuta e parë e deri në fund ishte edhe Etrit Berisha e Berat Gjimshiti.

Ishte minuta e 42’-të e pjesës së parë kur Izzo shënoi për vendasit pas një topi që Berisha e la para porte duke mos e larguar ashtu si duhet. Ndërkohë që në fillim të pjesës së dytë ishte Falque që shënoi golin e dytë dhe vulosi rezultatin final për këtë ndeshje.

Portieri shqiptar u vlerësua me notën 6.1, nota më e ulët bashkë me Ilicic e Gosens. Ndërkohë që mbrojtësi kuqezi, Gjimshiti vlerësua me notën 6.6, nota më e ulët për të, në krahasim me dy mbrojtësit e tjetër të zikaltërve.

Atalatan mbetet në vend të 6-të me 38 pikë, po aq sa Torino e Lazio, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.