Gabriel Jesus e humbi toruan pasi u përjashtua me karton të kuq në finale të Kupës së Amerikës të dielën mbrëma, duke tentuar ta rrëzojë monitorin e VAR-it, para se të shpërthente në lot në tunel.
Brazili e fitoi trofeun e parë në Kupën e Amerikës pas plot 12 vjetëve, duke e mundur 3-1 Perunë në finalen e së dielës në Maracana.
Jesus u përjashtua nga loja në minutën e 70-të pas kartonit të dytë të verdhë. Sulmuesi i Manchester City nuk mundi assesi ta pranojë vendimin e gjyqtarit.
Ai protestoi për pafajësinë e tij, refuzoi të dilte nga fusha fillimisht, e shqelmoi një shishe uji i tërbuar, e goditi me grusht stolin para se ta shtynte me duar monitorin e VAR-it.
Ai u ndal në tunel dhe u ul në shkallët e tij duke shpërthyer në lot trishtimi.
Pas ndeshjes, Jesus kërkoi falje për sjelljen e pahijshme: “Dua të kërkoj falje. Kam mundur ta shmang këtë, dhe kam nevojë të rritem ende”.
Gabriel Jesus' was sent off for this. #CopaAmerica #BRAxPER https://t.co/c15ffVr6On
— Bafo ODDs (@Bet_Pesa) July 8, 2019
https://twitter.com/FourFourTwo/status/1148132908848287746







