Gabimi qesharak i portierit që i shënoi gol vetes

Caen e mposhti Grenoblen me rezultat 2:0 në ndeshjen e Ligue 2 franceze të premten në mbrëmje. Caen mori ndihmë të madhe nga portieri i ekipit kundërshtar, Brice Maubleu, që e shënoi një autogol qesharak.

Pasi e mori topin dhe tentoi ta gjuajë atë për ta rinisur lojën sa më shpejt që të jetë e mundur, Maubleu aksidentalisht e lëshoi topin në një mënyrë që topi shkoi drejt portës së Grenobles.

Edhe pse ai tentoi, dhe për pak sa s’ia arriti, ta ndalojë topin të mos e kalojë vijën e portës, ai nuk arriti ta bëjë këtë dhe rezultati kaloi në epërsi 2:0 për Caen, vetëm disa momente pasi Jessy Pi e kishte shënuar golin e parë.

Pas kësaj disfatë, Grenoble radhitet në pozitën e nëntë në tabelën e ligës së nivelit të dytë të futbollit në Francë, me 35 pikë të fituara nga 27 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Ndërsa, Caen radhitet në pozitën e 11-të dhe e ka vetëm një pikë më pak sesa Grenoble, 24, nga 27 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në ligë.