Portieri i Kosovës

Gabim i pafalshëm nga Arjanet Muriq me Burnleyn

Arijanet Muriq ka bërë gafë të rëndë me Burnleyn për ndeshjen e dytë radhazi.

Portieri i Kosovës pësoi gol në minutën e 79-të, kur topin e kthyer nga bashkëlojtari i tij nuk arriti ta perceptonte siç duhet dhe topi përfundoi në rrjetë.

Burnley ishte në epërsi 1:0 ndaj Brightonit deri para gabimit të 25-vjeçarit.

Muriq pati paraqitje të shkëlqyeshme deri kur e pësoi golin.

Gabim të rëndë bëri edhe ndeshjen e kaluar ndaj Evertonit, të cilën Burnley e humbi 1:0.

Muriq e ka zënë vendin e Traffordit në ndeshjet e fundit, pasi gjatë tërë sezonit ka qenë portier i dytë.