Fytyrë tjetër e Liverpoolit në Champions, pa problem kalon ‘mbi’ Leipzigun

Liverpooli është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Redsat” kanë triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit kundër RB Leipzig për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Pas fitores 2-0 në Gjermani, Liverpooli triumfoi me të njëjtin rezultat edhe në Angli.

Të dy golat Redsat i shënuan në pjesën e dytë, në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Në minutën e 71-të, Mohamed Salah zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1-0, derisa tre minuta më vonë, Sadio Mane shënoi për 2-0.