Rabini i njohur izraelit Ronen Shaulov shkaktoi zemërim ndërkombëtar pasi bëri thirrje hapur për vdekjen e plotë të popullsisë së Gazës nga uria, përfshirë fëmijët, në një fjalim publik në fund të korrikut.

Fjalimi, i cili u transmetua në televizion dhe në mediat sociale, u bë viral dhe shkaktoi reagime të shumta, transmeton Ballkani.info.

“E gjithë Gaza dhe çdo fëmijë në Gaza duhet të vdesë nga uria për shkak të asaj që po u bëjnë pengjeve tani. Nuk kam aspak mëshirë për ata që do të rriten pas disa vitesh dhe nuk do të kenë mëshirë për ne”, tha Shaulov para një audience të madhe më 28 korrik. Në të njëjtin fjalim, Shaulov shtoi se vetëm “tradhtarët” dhe “ata që e urrejnë Izraelin” kanë dhembshuri për fëmijët në Gaza, duke vënë në dukje: “Shpresoj që të vdesin nga uria. Dhe ata që kanë problem me atë që thashë – ky është problemi i tyre.”

Israeli cleric Rabbi Ronen Shaulov called for the complete starvation of Gaza’s population, including children.

“All of Gaza, and every child in Gaza should starve to death,” he said, adding that he had “no mercy” for them, even if they are young and hungry.

Shaulov also… pic.twitter.com/7FGKot0ng5

— Middle East Eye (@MiddleEastEye) August 3, 2025