Futbollistja realizoi me thembër golin e vitit dhe kualifikon Anglinë në finalen e Evropianit

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave do të luajë për titullin e kampionit të Evropës falë golit fenomenal të Alessia Russos.

Këtë gol fenomenal, Russo e realizoi në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Anglia mposhti Suedinë 4:0 në gjysmëfinale derisa në finale do të ndeshet me fituesen e ndeshjes Gjermani – Francë.

Mesfushorja ofanzive mori vëmendjen me të madhe me golin e saj mjeshtëror.

23-vjeçarja që aktivizohet te Man Unitedi, në minutën e 64-t shënoi gol me thembër.

Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme.