Kosovare Asllani shfaqet mjaft elegante dhe e bukur në foton e fundit të postuar në rrjetet sociale.

Kosovare Asllani është njëra prej futbollisteve më tërheqëse shqiptare.

Futbollistja kosovare ka qenë mjaft e suksesshme edhe në aspektin sportiv, duke arritur suksese me Përfaqësuesen e Suedisë, e mbi të gjitha me klubet ku ka luajtur.

E së fundmi, ajo e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet mjaft elegante dhe e bukur, si asnjëherë më parë.

Ndër të tjera, Kosovarja nuk e ka fshehur kurrë prejardhjen e saj, edhe pse është lindur e rritur në shtetin skandinav.

Madje, gjatë vitit 2018 kur shënonte gol ndaj Ukrainës, kishte festuar duke e formuar me duar shqiponjën, simbolin shqiptar.