Futbollistit të Atleticos i bie të fikët në stërvitje VIDEO

Sulmuesit të Atletico Madridit, Moussa Dembele, i ka rënë të fikët sot gjatë seancës stërvitore, njoftojnë mediumet spanjolle.

Dembele ishte duke stërvitur me pjesën tjetër të lojtarëve që janë ende në Madrid gjatë pushimit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, kur papritmas është rrëzuar dhe ka rënë përtokë.

Sipas raportimeve, 24-vjeçari shkurtazi ka humbur vetëdijen, por ka arritur të largohet nga fusha me forca të veta.

Dembele i është bashkuar Atleticos në formë huazimi nga Lyoni në janar, ndërsa klubi spanjoll ka të drejtën për blerjen e tij.