Futbollisti suspendohet për një vit për veprime seksuale ndaj gjyqtares

Një 14 vjeçar në Itali është suspenduar për një vit nga futbolli pasi kishte zhveshur shortset para një gjyqtareje për të bërë më pas veprime seksuale, raportojnë mediat italiane.

Megjithatë, suspendimi do t’i përgjysmohet nëse ai do të regjistrohet në një kurs ri-edukimi në qytetin e tij në Veneci.

Raportohet se incidenti kishte ndodhur me 22 maj gjatë një ndeshje me të rinjtë, ku gjyqtarja Giulia Nicastro ishte subjekt i sulmeve seksiste edhe nga prindërit.

E më e keqja kishte ndodhur kur futbollisti i zhveshi shortset për t’iu drejtuar gjyqtares, “të shohim nëse ke kurajën të më përjashtosh apo….”.

Nicastro me këtë rast e përjashtoi futbollistin, që e ftoi për marrëdhënie seksuale.