Futbollisti shqiptar shënon një supergol në Danimarkë

Mesfushori shqiptar me pasaportë të Maqedonisë së Veriut, Sefer Emini është duke kaluar një formë të shkëlqyer me fanellën e Sonderjyske teksa ka gjetur për herë të parë me këtë ekip rrugën e rrjetës.

Ai ka realizuar një supergol në ndeshjen e barazuar ditën e djeshme ndaj Vendesyel me rezultatin 2-2.

Në minutën e 16′, mesfushori 22-vjeçar shqiptar, ka dhuruar spektakël me shokun e tij të skuadrës, Frederiksen, të cilët bënë disa kombinime me njëri-tjetrin dhe në fund ishte Emini ai që dërgoi mjeshtërisht topin në fundin e rrjetës.

Ky ishte goli i tij i parë në Ligën e Parë daneze në katër sfida në këtë aksion, gjithashtu 22-vjeçari numëron edhe një asist me ekipin e tij.