Mesfushori me origjinë shqiptare, por që ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren greke, Panagiotis Kone është transferuar në kampionatin australian të futbollit.
Mesfushori 31-vjeçar i është bashkuar skuadrës së West Melbourne, me të cilën ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme.
Kone është një emër i njohur i futbollit, pasi ka luajtur më herët edhe me skuadra të kampionatit italian, si Bologna, Fiorentina, Udinese, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Aekut të Athinës.
Gjergji Kone, apo Panagiotis Kone, ka lindur në Tiranë, por është formuar si futbollist në Greqi, ndaj edhe zgjodhi të përfaqësojë vendin helen.







