futboll

Futbollisti nga Mitrovica sonte luan kundër Kosovës, dikur kishte refuzuar “Dardanët”

Sead Haksabanoviq sot pritet të luajë për Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës

Sead Haksabanoviq, futbollisti i West Hamit, por që është i huazuar te Norrkoping në të kaluarën ka pasur ftesë nga Kosova, por ai kishte refuzuar ‘Dardanët’.

Albert Bunjaki tregon se është takuar me babain e futbollistit, pasi familja e tij janë me origjinë nga Mitrovica.

“Kam biseduar disa herë me babain e Haksabanoviqit, kam qenë shumë i interesuar që ta marrë te Kosova, por ai nuk pranoi me ardhë. Unë isha i interesuar ta ftoj atë në momentin që Kosova u pranua në UEFA,” ka thënë Bunjaki për Reporterin.

Përveç Kosovës, për 20 vjeçarin ka qenë e interesuar edhe Suedia, por ai zgjodhi që të përfaqësonte Malin e Zi.

Ndryshe, Haksabanoviq ishte startues për Malin e Zi në ndeshjen ndaj Bullgarisë që u luajt ditë më parë, ndërsa edhe sot pritet të jetë titullar kundër Kosovës.

loading…