Futbollisti kosovar shënon gol spektakolar, konkurrent për golin e vitit (VIDEO)

Mesfushori kosovar i Melaka Unitedit, Liridon Krasniqi, e ka shënuar një gol spektakolar dhe e ka asistuar një tjetër në ndeshjen kundër Petaling Java Cityt.

Klubi nga Malajzia, Melaka Unitedi, e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:1, falë kontributit të Krasniqit, i cili ishte i përfshirë në të dy golat e shënuara.

Përderisa goli i tij aq i jashtëzakonshëm, saqë mund të jetë konkurrent për golin e vitit, kosovari është shprehur i kënaqur edhe për asistimin.

“Boooom.. Jam i lumtur për golin dhe asistin. Asist i mirë, vëlla #LK10”, shkruan Krasniqi në Instagram.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/futbollisti-kosovar-shenon-gol-spektakolar-konkurrent-per-golin-e-vitit-622566/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright