Në futboll, pas moshës 30-vjeçare duhet të fillosh të mendosh për tërheqjen dhe nëse arrin të luash përtej moshës 40-vjeçare ke thyer kufijtë.

Por ekziston një futbollist që nuk e merr parasysh moshën, edhe pse ka luajtur plot 34 vite futboll profesionist. Japonezi Kazauyoshi Miura, lojtar i skuadrës së ligës së dytë, Yokohama Fc festoi 52-vjetorin e lindjes dhe ende nuk mendon se ka ardhur momenti të thotë mjaft.

Miura e filloi karrierën e tij në vitin 1986. Gjatë kësaj karrierë të gjatë, ai i shënoi 55 gola në 89 ndeshje për ekipin kombëtar të Japonisë dhe luajti në klube si Santos, Genoa, Dinamo Zagreb dhe Sydney.

Ai ishte pjesë e Verdy Kawasakin nga viti 1990 në vitin 1998, ku luajti 192 ndeshje e shënoi 100 gola.

Një ndër klubet ku ai qëndroi më gjatë ishte Vissel Kobe. Miura ishte pjesë e klubit japonez në vitet 2001-2005, duke shënuar 24 gola në 103.

Miura është i vetmi lojtar i cili luan futboll që nga themelimi i ligës së Japonisë, J League.