Futbollisti i Leicesterit pëson lëndim “horror” në miqësore ndaj Villarrealit

Leicesteri ka fituar 3-2 ndaj Villarealit në miqësoren e zhvilluar, mirëpo mori një lajm të tmerrshëm.

Ishte minuta e 56-të, kur anëtari i skuadrës spanjolle, Fer Nino bëri një ndërhyrje të tmerrshme ndaj Wesley Fofanas.

Edhe pse kjo ndeshje ishte vetëm një miqësore, për anëtari e Dhelprave doli të ishte një gjë edhe më e madhe.

Ai duket në video se ka thyer kyçin e këmbës, derisa Nino është në qendër të kritikave në rrjetet sociale.

Të gjithë janë duke e kritikuar ashpër anëtarin e Villarealit, duke i kujtuar se ishte një ndeshje miqësore, por edhe gjëra të tilla nuk duhet bërë as në ato kompetitive.