Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, është infektuar me koronavirus, duke u bërë futbollisti i dytë që preket nga Covid-19 në skuadrën e kampionit italian. Ai është vetëizoluar në shtëpi dhe është mirë.

Juventusi ka njoftuar të martën në mbrëmje se mesfushori francez Matuidi ka dalë pozitiv në testin e tij për koronavirus.

Klubi nga Torino ka thënë se 32-vjeçari ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e vet dhe se ai ka simptoma por është mirë.