Futbollisti i Bayern Munich-ut, njëherazi edhe reprezentues i Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai është fejuar me modelen e njohur nga Gjakova, Kleofina Pnishi .

Ka qenë vet Pavard ai që ka ndarë lajmin e ëmbël me mbishkrimin “Ajo tha po”.

Edhe propozimi duket të ketë qënë shumë romantik, përplot qirinj dhe trendafila të bardhë, me çiftin që po kalojnë pushimet në bregdet.