Futbollisti i Ballkanit, Queven Inacio shpallet Ylli i Javës së Parë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Braziliani ishte fantastik për Ballkanin në fitorën 2:0 ndaj Dukagjinit ku perveç dy golave të shënuar, ndaloi shumë aksione të futbollisteve klinas dhe ishte mjaft efikas edhe në fazën e sulmit.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteraneve në përbërje: Avni Shala, Shyqri Salihu dhe Lulzim Berisha. /Ballkani.info







