Futbollisti i Ballkanit, Giovanni Manson Ribeiro është shpallur futbollisti më i mirë i Javës nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Ribeiro e mori këtë çmim, pas performancës shumë të mirë që kishte në ndeshjen kundër Ferizajt duke shënuar dy gola.
Pasi mori këtë çmim, Giovanni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Jam shumë i lumtur që arrita të shënoj golin me ‘biçikletë’. Ishte një gol shumë i bukur. Fillimisht, dua të falënderoj Zotin dhe ekipin e trajnerëve që më kanë ndihmuar çdo ditë për të përmirësuar lojën time. Jam shumë i lumtur që shënova këto dy gola. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë të dielën. Gëzimi po rritet vit pas viti, prandaj jam shumë i lumtur. Duhet të vazhdojmë të punojmë gjatë kësaj jave për të bërë një ndeshje të madhe të dielën dhe për të punuar për një kampionat të mirë, që në fund të shpallemi kampionë. Fillimisht, dua të falënderoj Zotin që jam përzgjedhur ‘Ylli i Javës’, trajnerët e mi, shokët e ekipit, presidentin dhe të gjithë ata që janë pjesë e ekipit. Pa ndihmën e tyre, asgjë nuk do të ishte e mundur. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Ballkani në tri vitet e fundit është shpallur kampion dhe do të vazhdojmë të punojmë, duke mbajtur fokusin për t’u shpallur kampionë çdo vit që vjen”, tha Giovanni për faqen zyrtare të FFK-së. /Ballkani.info







