Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me mesfushorin e Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe humanistin Halil Kastrati i kanë dhuruar familjes së Lulzim Gashit nga Janjeva çelësat e shtëpisë së re.

“Ky është shpirti dhe dinjiteti i djemve tanë, kampionëve tonë, edhe fitues edhe solidarë”, ka thënë Veseli.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

“Futbollistët e Kombëtares sonë e dëshmuan edhe një herë dashurinë për vendin. Me iniciativën e tyre, me mjetet që kemi ndarë për suksesin e tyre në Ligën e Kombeve, vendosën të ndërtojnë shtëpinë e re të familjes katëranëtarëshe të Lulzim Gashit nga Janjeva. Bashkë me mesfushorin e kombëtares sonë, Hekuran Kryeziun, me humanistin Halil Kastrati dhe kryetarin e Federatës së Futbollit ua dorëzuam çelësat e shtëpisë se re familjes Gashi. Ky është shpirti dhe dinjiteti i djemve tanë, kampionëve tonë, edhe fitues edhe solidarë. Kjo duhet të ndodhë edhe më shumë në vendin tonë, që njerëzit të jenë edhe më afër njëri-tjetrit”.

loading…