Futbollistët e klubit serb mbajnë simbolin e Manastirit te Deçanit në fanellat e tyre
Klerikët e manastirit të Deçanit në Kosovë njoftuan me krenari se fotografia e kësaj faltoreje të madhe në Kosovë “zbukuron” fanellat e klubit Zeleznicar nga Pançeva.
“Anëtarët e klubit të futbollit Zeleznicar nga Panceva vizituan Manastirin e Decanit më 2017 dhe pastaj morën lavdinë e klubit të tyre nga St.Stefan i Deçanit. Ata kanë një foto të madhe të manastirit te Decanit në stadium, i cili gjithashtu vishet nga lojtarët në mëngët e fanellave”, shkruajnë murgjit në rrjetet sociale.
Zeleznicar nga Panceva garon në rangun e dytë të ligës, më saktësisht në Ligën e Parë të Serbisë.
Ata aktualisht janë në pozitën e tetë me 37 pikë.
Në vitin 2017, drejtuesit e Zeleznicarit vizituan manastirin e Kishës Ortodokse Serbe në Deçan në Kosovë.
Pastaj, për lavdinë e klubit, ata morën Shën Stefanin e Deçanit, i cili festohet më 24 nëntor si Dita e Shën Martinit.
Gjithashtu, një pamje e madhe e manastirit Visoki Deçani zbukuron stadiumin e SC Mladost në Panceve.