Futbollistët e Anglisë vendosin ta dhurojnë bonusin e “EURO 2020” për bamirësi
Anglia përballet sonte me Italinë në finalen e EURO 2020 në “Wembley” dhe mediat britanike bëjnë me dije se futbollistët kanë marrë një vendim.
Ata do të dhurojnë bonusin (9.4 milion sterlina) që do të marrin nga fitimi i kampionatit europian të futbollit për shoqatat bamirësisë të NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar).
England players have agreed to share their Euro 2020 bonus among NHS charities.
— talkSPORT 🏴 (@talkSPORT) July 11, 2021
The team are due to receive a massive £9.4million if they beat Italy in the final.
But the team will give it all to the NHS.
You love to see it 🏴👏 pic.twitter.com/whqKETcmMj
Një gjest për t’u vlerësuar, nga një grup futbollistësh që e ka kualifikuar Anglinë në finale të EURO 2020 dhe synon të fitojë për herë të parë një Europian.
Në rast fitoreje sonte, për Federatën Angleze të Futbollit UEFA jep një bonus prej 10 milion eurosh, ndërkohë që rreth 20 milion i ka arkëtuar deri më tani me kualifikimin në finale.