2024-ta nuk zbardhi me imazhet më të mira të mundshme për futbollin  egjiptian. Në agimin e vitit të ri ai është “shënjuar” nga pamjet e trishta që kanë ndodhur në ndeshjen e Al Masrit ndaj Ismailit.

Konkretisht, tifozët e dy skuadrave janë konfrontuar në përleshje të egra në stadiumin “Burj Al-Arab” të Aleksandrisë për kampionatin egjiptian, me karrige të… të hedhura në çdo drejtim.

Përleshjet kanë detyruar policinë të ndërhyjë në vendngjarje dhe t’i japë fund konfliktit, i cili ka shkaktuar dëme materiale në stadium. Për rekord, ndeshja midis dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1.