Gordon Banks është shuar në moshën 81-vjeçare duke lënë pas një karrierë të madhe si portier në futboll. Ai mbahet mend për performancën e tij në Kupën e Botës në vitin 1966, hera e fundit kur Anglia fitoi një Botëror.
Vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale, teksa të gjithë klubet dhe mediet në gadishull kanë shprehur ngushëllimet për familjen dhe botën e futbollit.
Banks ka luajtur në 73 ndeshje me kombëtaren e “Tre Luanëve”, ndërsa është shpallur “Portieri i Vitit” për 6 vite nga FIFA. Në karrierën e tij në klube ai ka veshur fanellën e Stoke City dhe Leicester, përpara se të tërhiqej nga futbolli i luajtur në vitin 1973.
https://twitter.com/FootballRemind/status/1095267068004446208?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Ffutbolli-anglez-ne-zi-ndahet-nga-jeta-portieri-kampion-bote







