Fustani i fejesës i Arminës paska patur mesazhe të fshehura

Ditën e djeshme Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha festuan mes familjarëve dhe miqve më të afërt fejesën e tyre.

Pavarësisht se janë fejuar 2 vite më herët, dje në një ceremoni private me 30 të ftuar ata festuan sërish.

Ndër detajet më të komentuara ishte edhe veshja e bloggeres Armina Mevlani, e cila ia kishte besuar ditën e veçantë markës ‘Dolce Gabbana’. Një fustan i thjeshtë me printe lulesh dhe ngjyra të ëmbla ishte zgjedhja e duhur, por jo rastësore.

Lulet e fustanit quhen ‘bozhure’ dhe kanë kuptime të fshehura të cilat ndryshojnë në varësi të vendeve. Buzhuri njihet si një nga lulet më jetëgjata, pasi rron deri në 100 vite.

Në disa vende ajo ka kuptimin e bashkimit dhe vazhdimësisë, ndërsa në të tjera njihet si bima e mirëqenies dhe gëzimit. Gjithçka ka përjetuar Armina ditën e djeshme duket se ka qenë e pasqyruar në fustanin e zgjedhur prej saj./revistawho.com