Vjedhje

Fushë Kosovë: Shtetasja e huaj raporton se hajnat i kanë vjedhur ari në banesë

Një shtetase e huaj në Fushë Kosovë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj dhe kanë vjedhur stoli ari.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës.

“VJEDHJE E RËNDË- Fushë Kosovë,28.10.2023-12:30. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se person-a të panjohur kishin depërtuar brenda në banesën e saj pa u vërejtur ndonjë dëmtim në derën e hyrjes dhe sipas ankueses nga banesa i kanë vjedhur stoli ari. Rasti është duke u hetuar.”