Superliga

Fushë Kosova pret Malishevën, formacionet zyrtare

Fushë Kosova dhe Malisheva do të përballen në kuadër të xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, me dy skuadrat që kanë objektiva krejtësisht të kundërta.

Vendasit thuajse të dorëzuar sa i përket mbijetesës, synojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

Në anën tjetër Malisheva ndodhet më komode në tabelë, pasi zë vendin e katërt.

Gjithsesi të besuarit e trajnerit Qëndrim Kida kërkojnë tre pikët në mënyrë që mos t’i shkëputen skuadrave të kreut.

Formacionet zyrtare:

Fushë Kosova:

Malisheva: Velii, Pira, Kryeziu, Prekazi, Veliu, Vitija, Brruti, Mustafa, Aliu, Haziraj, Hazrollaj.