Fury vazhdon si i pamposhtur, triumfon me nokaut teknik ndaj Schwarzit

Tyson Fury ka fituar përballjen ndaj boksierit gjerman, Tom Schwarz, në ndeshjen e peshave të rënda, para ri-meçit ndaj Deontay Wilder.

Kampioni i rëndomtë i peshave të rënda, në luftën e tij të parë me një marrëveshje me 100 milionë dollarë bashkë-promovuese me Top Rank dhe ESPN, bëri punë të shpejtë ndaj gjermanit Tom Schwarz.

Britaniku arriti që të fitojë ndeshjen pas dy nokautëve në raundin e dytë në përballjen e zhvilluar në mëngjesin e sotëm (e diel) në MGM Grand Garden Arena.

Fury, i cili ka një rekord prej 28 fitoreve dhe një barazim, ku 20 fitore kanë ardhur me nokaut ishte gjatë gjithë përballjes më i mirë dhe i aktiv.

Pas rrëzimit dhe dominimit në raundin e dytë, gjyqtari u detyrua ta ndërpres ndeshjen dhe fitoren t’ia jap britanikut.

Kjo ishte fitorja e tij më e shpejtë që nga marsi i vitit 2010 apo pas nëntë viteve, ndërsa gjatë muajve të ardhshëm pritet ri-meçi me Deontay Wilder.