Boksieri

Fury s’i do gazetarët? Ja si e përjashton njërin nga konferenca (VIDEO)

Tensionet janë rritur në prag të meçit Tyson Fury- Deontay Wilder.

Së fundmi, nervat nuk e mbajtën britanikun Fury, i cili përjashtoi nga konferenca njërin nga gazetarët prezent, transmeton lajmi.net.

“Gypsy King” ka identifikuar Ellie Seckbach nga “EsNews” si një që nuk ia do të mirën boksierit.

“Hiqeni nga këtu. Nuk e dua në këtë rreth. Është një dashakeq. Faleminderit Elie. Shihemi pas pak” ka thënë Fury.

Boksieri i lindur në Manchester ka munguar në ring për 30 muaj dhe rikthimi i tij ka tërhequr vëmendje të madhe.

https://www.youtube.com/watch?v=-RiDv8yC6ho