Fury ndëgjon gruan e tij, do zhvillojë vetëm edhe kaq ndeshje para pensionimit

Kampioni i botës në peshën e rëndë, britaniku Tyson Fury ka thënë se do të zhvillojë vetëm edhe dy meçe , para se të tërhiqet nga boksi.

Fury do të përballet në korrik me amerikanin Deontay Wilder në meçin e tretë mes tyre. Në duelin e fundit, Fury mposhti Wilderin me nokaut teknik në raundin e shtatë dhe ia rrëmbeu titullin WBC.

Pas Wilderit ai synon të ndeshen me britanikun Anthony Joshua, në një meç unifikues për të katër titujt e mëdhenj në peshën e rëndë në boksin profesionist. Joshua ka titujt WBA, WBO dhe IBF.

“Kam edhe dy meçe para se të tërhiqem. Më pas do të mendojë se çfarë do të bëjë”, ka thënë Fury, në emisionin “Good Morning Britain” ndërsa ishte përkrah bashkëshortes Paris, transmeton Koha.net. “Unë jam i pamposhtur në 31 meçe profesioniste dhe ky është viti im i 12-të në boksin profesionist. Unë u bëra kampion i padiskutueshëm kur e mposhta Wladimir Klitschkon. I pata të gjitha brezat e kampionatit. Për sa më përket mua, Anthony Joshua ka marrë vetëm ato që kam lënë unë, pasi unë kurrë nuk i kam humbur brezat e kampionit. Është dashur të lëshojë titujt për shkak të problemeve me shëndetin mental. Ata janë brezat e mi”.

Fury ka folur edhe për meçin e tretë me Deontay Wilderin dhe arsyetimin e amerikanit se humbi për shkak se kostumi që e pati gjatë hyrjes në ring ishte tepër i rëndë.

“Unë e mposhta atë në meçin e parë, e mposhta edhe në meçin e dytë dhe jam i sigurt se do ta mposhti edhe në meçin e tretë. Ai është kundërshtar shumë i rrezikshëm dhe ka goditje të fuqishme. Me të përballë në ring je vetëm një gabim larg katastrofës. Duhet të jesh i përqendruar gjatë 12 raundeve. Unë mund ta kuptoj se nga vjen ai është në mendje të çdo luftëtari se duhet të ketë një arsye për humbje. Kurrë nuk mund të jetë fakti i thjeshtë, ‘Nuk isha mjaftueshëm i mirë atë natë apo humba nga më i miri’. Ai thotë se kostumi ishte i rëndë, por më herët thoshte se stërvitet çdo ditë me një jelek të rëndë 20 kilogramë”, ka deklaruar Fury 31-vjeçar.