Fuqizohet edhe më shumë Kroacia, blenë automjete luftarake nga SHBA-ja në vlerë 200 milionë dollarë

Fuqizohet edhe më shumë Kroacia, blenë automjete luftarake nga SHBA-ja në vlerë 200 milionë dollarë

Kroacia ka arritur marrëveshje me SHBA-në për blerjen e automjeteve luftarake (Bradley) për forcat e këmbësorisë, në vlerë prej 145 milionë dollarësh, ka deklaruar sot në Zagreb kryeministri Andej Plenkoviq, transmeton Demokracia.com.

Plenkoviq para gazetarëve ka thënë se vlera e përgjithshme e kësaj porosie është 196.4 milionë dollarë, nga të cilat 51.1 milionë dollarë do të jenë donacion amerikan. Në krahasim me marrëveshjen paraprake, donacioni është rritur për gjashtë milionë, ka shtuar Plenkoviq.

“Bëhet fjalë për automjete të rënda luftarake për ushtrinë kroate dhe kjo është pjesë e programit për bashkëpunim ndërmjet SHBA-së dhe Kroacisë e nisur qysh në vitin 2017”, ka thënë Plenkoviq.

Kroacia sipas kësaj marrëveshjeje do të marrë 62 automjete, 22 automjete për pjesë rezervë dhe pesë për stërvitje.

Pajisjet përfshijnë top automatik të kalibrit 25 milimetra, mitraloz automatik të kalibrit 7.26 milimetra dhe raketa antitank.