Elita e futbollit kosovar ka hyrë në një fazë tejet interesante ani pse ende cilësohet se është vetëm fillimi.

Lufta e madhe për pikë, po bënë që skuadrat qysh nga ndeshja e parë të jenë tejet të fokusuara dhe nuk kanë kohë për kalkulime.

Java e shtatë në Albi Mall Superligë sjell disa ndeshje tejet interesante dhe të forta. Vëmendja do të jetë te ballafaqimi Llapi – Suhareka, shkruan Ballkani.info.

Tejet joshëse është edhe Dukagjini – Drita ndërsa Prishtina që po kalon formë shumë të mirë do të udhëtojë drejtë Gjilanit ku do të ndeshet me Gjilanin, skuadër kjo që ende nuk e ka kapur ritmin e dëshiruar.

Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të javës së shtatë: /Ballkani.info