Fuego e shanë rëndë reperin S4MM (VIDEO+16)

Vizita e reperit Fuego në Tetovë, ka nxitur reagime të shumta te reperi S4MM dhe rrethi i tij.

Siç u raportua, Fuego në qytetin e lindjes së S4MM shkoi për të xhiruar klipin e këngës ‘Ribery’ që është ‘diss’ për reperin nga Tetova, prandaj gjërat shkuan deri në sharje e ofendime përmes rrjeteve sociale, shkruan Ballkani.info.

Ndërsa tani, faqja në Instagram Hip Hop Shqip ka publikuar një video ku shihet se një shok i S4MM ka regjistruar bisedën e tij me Fuegon.

Duke e nxitur që të flaste, derisa miku i reperit qeshte, Fuego shante me të madhe atë dhe S4MM, duke përdorur shprehjet më eksplicite.

Videoja më poshtë duhet të dëgjohet nga personat mbi moshën 16 vjeçare.
https://www.instagram.com/p/Br2mYbgBFzd/?utm_source=ig_web_copy_link