Shefi i NATO-s

“FSK nuk e ka mbështetjen e NATO-s që të armatoset: Stoltenberg me përgjigje të rëndë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk e ka mbështetjen e NATO-s për t’u armatosur dhe se tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk është mirë.

Këtë ai e ka deklaruar në një intervistë për mediumin serb, Tanjug i pyetur se pse NATO po e lejon armatimin e FSK-së dhe blerjen e dronëve, teksa theksoi se NATO ishte kundër saj.

Duke folur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, Stoltenberg rikujtoi se “çfarëdo vendimi për anëtarësim të Kosovës në NATO duhet të bëhet nga të gjithë aleatët e NATO-s. Siç e dini, disa nga aleatët nuk e kanë njohur Kosovën”.