Rrahman Rama

FSK bashkë me NATO-n dhe SHBA

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në vizitë ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë Philip S. Kosnett, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në ndërtimin e një force profesionale dhe kontribuuese e sigurisë në vend dhe rajon.

Gjeneral Rama falënderoi diplomatin amerikan për mbështetjen e SHBA-së në të gjitha fazat, dhe e siguroi se FSK-ja do të vazhdojë të jetë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe kredibile.

Në takim u bisedua edhe lidhur me procesin e ndërtimit gradual të aftësive të reja bazuar në misionin e ri.

“FSK-ja është faktor stabiliteti dhe do të vazhdojë të operojë në koordinim me KFOR-in dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare. FSK-ja është institucion me vlera dhe si i tillë do të zhvillohet më tej bashkërisht me NATO-n dhe SHBA-të”, thuhet në komunikatë.