Tiranë
FSHF publikon pamje të reja, po jetësohet Arena Kombëtare (VIDEO)
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar pamje të reja nga ndërtimi i Arenës Kombëtare në Tiranë.
Punimet kanë vazhduar me intensitet të lartë në krahasim me videon e fundit të kaluar.
Tashmë mund të thuhet se kanë përfunduar të gjitha punimet e forta për ngritjen e stadiumit dhe veshjen e tribunave me strukturë etoni.
Edhe streha metalike është ngritur mbi stadium, e pritet shumë shpejt të mbyllen të gjitha punimet me betonin dhe hekurin.
Pjesa e fushës pritet që të pastrohet dhe të fillojë shtrimi i fushës.
https://www.youtube.com/watch?v=o9SyoooLnuQ