FSHF jep lajmin zyrtar: Shtyhet ndeshja testuese e ‘Arenës Kombëtare’

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për t’u luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

Duke qenë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos së bashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjendje optimale në prag të ndeshjes inauguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se biletat e shpërndara për ndeshjen testuese mund të përdoren në datë 10 Nëntor, shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.

loading…