Gjakovë

Fshatrat e zbukuruar në Gjakovë mbesin pa rrymë në natën e Krishtlindjes, KEDS injoron thirrjet e banorëve

Besimtarët katolik sonte po festojnë Krishtlindjen. Megjithatë, jo pak prej tyre këtë festë po e presin në terr.

Konkretisht fshatrat Dol, Kusar, Pjetershan dhe Bishtrazhin të Komunës së Gjakovës nga mbrëmë janë pa energji elektrike.

Sipas banorëve të këtyre fshatrave, sot Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) as që ju është lajmëruar në telefon edhe pse disa herë i kanë telefonuar.

Të gjitha këto fshatra të Gjakovës janë të banuara me katolik, që sonte festojnë Krishtlindjen.