Zjarr

Fshati Sllapuzhan i Suharekës kaplohet nga zjarri, intervenojnë zjarrfikësit

Fshati Sllapuzhan në Komunë të Suharekës është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Kështu ka bërë të ditura Organizata Vullnetare Zjarrërfikësit dhe Shpëtimit.

Sipas njoftimet, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin pa dëme të mëdha.

“Rreth orës 13:00 përfshihen nga zjarri fushat në Sllapuzhan,intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha”, thuhet në njoftim.