Një ngjarje e frikshme ka ndodhur për të gjithë klubin e Ballkanit!
Klubi kosovar pas ndeshjes së humbur mbrëmjen e djeshme ndaj Slavia Pragës me rezultatin 3-2, e vlefshme për sfidën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës është nisur me avion për në Prishtinë, por piloti i avionit ku ishte klubi nga Suhareka ka bërë ulje të detyruar.
Xhami ku ndodhej piloti filloi në ajër të krisej dhe bëri një ulje të detyruar sërish në kryeqytetin e Republikës së Çekisë.
Fatmirësisht asgjë nuk ka ndodhur dhe i gjithë stafi teknik, lojtarët dhe pjesëtarët e bordit të avionit mëngjesin e sotëm morën udhëtimin për në Prishtinë.







