Beograd

Frika nga hakmarrja e Putinit | Pas Vuçiqit me Zelenskyn, Daçiqit takohet me ambasadorin rus Bocan-Harçenko

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar sot me ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Harçenko për çështje aktuale rajonale dhe globale.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, me përkushtim të ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme.

Kujtojmë se takimi Daçiq-Bocan-Harchenko vjen pas takimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Athinë nz samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE-së, Ukrainës dhe Moldavisë.

Një Deklaratë u miratua gjithashtu në Athinë, e cila hap hapësirën për integrimin evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, dhe ofron mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës dhe luftën e saj kundër agresorëve.