Njëra ndër fotografitë që ka mbetur më së shumti në mendjen e tifozëve madrilenë, nga disfata 0-3, në shtëpi, kundër Barcelonës, është ajo e fytyrës së Sergio Ramosit pas golit të tretë të mysafirëve, në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Pas penalltisë, të cilën Suarezi e shënoi në stilin “Panenka”, Real Madridi po mposhtej me rezultat të thellë, 0-3, në shtëpi.
Për këtë arsye, kapiteni dhe qendërmbrojtësi spanjoll i “Los Blancos” ua dërgoi një mesazh tejet të rëndësishëm bashkëlojtarëve të tij.
“Le të mos i lejojmë ata të na i shënojnë gjashtë!”, ishte thirrja e Ramosit për bashkëlojtarët e tij, që e bëri të qartë qëllimin e madrilenëve deri në fund të ndeshjes.
“Los Blancos” iu përkushtuan këtij udhëzimi të Ramosit dhe Barcelona nuk arriti t’i dëmtojë edhe më tej madrilenët. Ndeshja përfundoi me rezultat 0-3, apo me rezultat të përgjithshëm 4:1.
Tani, Barça do ta kërkojë trofeun e 31-të në Kupën e Mbretit, kundër fituesit të gjysmëfinales mes Valencias dhe Real Betisit.







