Frashër Krasniqi: Mjerim kush flet sot për Astritin, Haki Abazi dikur na quante vrasës

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, thotë se VV ka degraduar në gjendje të mjerueshme.

Në një shkrim të tij në Facebook, Krasniqi kujton kohën kur kishte vdekur ish-aktivisti i VV’së, Astrit Dehari, në burg. Ai thotë se VV ka harruar kush ishte në pushtet në atë kohë dhe tani po i sulmon shokët e Deharit.

“Në kohën kur po e falin e i përulen Isa Mustafës e Skender Hysenit – që drejtonin pikat kyçe të pushtetit, kur vdiq në burg Astriti – shtizat i kanë kthyer bash kah shokët më të mirë të Astritit”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai kujton deklaratat e anëtarit të VV’së, Haki Abazi, që atëkohë nuk i takonte kësaj partie.

“Unë kam mbajtur burg me Astritin për një vepër që u dëshmua e montuar. Atëbotë, Hakiu na quante vrasës”

“Mjerim ku ka degraduar VV-ja. Mjerim kush flet sot për Astritin. Mjerim çka po përbijnë aktivistët e VV-së. Mjerim çfarë pushteti po na vjen”

Ai tutje thotë se VV duhet të marrë përgjegjësi për deklaratat e atëhershme të Haki Abazit.

“VV duhet të jap llogari për deklaratat e zëvendëskryeministrit në ardhje që në fakt mori rolin e prokurorit. VV duhet të tregojë haptaz se a pajtohet apo distancohet ng këto deklarata. Përndryshe ky do të shënohet si momenti i instrumentalizimit të Astritit nga pushteti i ri, për njollosje të kundërshtarëve politikë”.