Frankfurti “shkel” Bayernin, Leipzigu e Dortmundi fitojnë thellë

Eintracht Frankfurti ka mposhtur thellë Bayern Munichun në xhiron e 10-të të Bundesligës.

Frankfurti fitoi 5 me 1.

Jerome Boateng mori karton të kuq në minutën e nëntë duke prishur planet e bavarezëve.

Frankfurti shfrytëzoi numrat në fushë dhe realizoi pesë gola përmes Kostiqit, Sowit, Abrahamit, Hintereggerit e Paciencias. Te Bayerni shënoi Robert Lewandowski.

Pos Frankfurtit, fitore tejet të thellë ka shënuar edhe Leipzigu që mposhtu 8 me 0 Mainzin. Dy gola i shënoi Werneri, ndërsa nga një e shtuan Sabitzeri, Nkunku, Halstenberg, Poulsen e Mukiele.

Në këtë xhiro, Dortmundi ka fituar thellë 3 me 0 ndaj Wolfsburgut me golat e Hazardit, Guerreiros e Mario Gotzes.

Në tabelë, Monchengladbachu prin me 19 pikë. Lepizigu, Bayerni e Freiburgu kanë nga 18.

loading…