5:1

Frankfurt turpëron Bayernin, ia shkakton humbjen e parë

Eintracht Frankfurt ka arritur ta mposht Bayernin me rezultat të thellë 5:1.

Kampionët gjermanë pësuan golin e parë pas vetëm 12 minutash, me golin e Omar Marmoush, përpara se Juniorja Dina Ebimbe të dyfishonte epërsinë e skuadrës vendase vetëm pas gjysmë ore lojë.

Menjëherë më pas, Hugo Larsson bëri rezultatin 3-0.

Joshua Kimmich shënoi golin e nderit për Bayernin përpara pjesës së parë, por Frankfurt vazhdoi të zgjerojë epërsinë e tyre me dy gola të tjerë pas pushimit.

Ebimbe shënoi golin e dytë personal, derisa Ansgar Knauff u përkujdes për rezultatin përfundimtar 5:1.