Frankfurt e mposhti Arsenalin me përmbysje midis Londrës VIDEO

Eintracht Frankfurtin e ka mposhtur 2-1 Arsenalin në ‘Emirates Stadium’

Kriza e Arsenalit me Unai Emery në stol vazhon.

“Topçinjtë” janë mposhtur në shtëpi 1-2 nga skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Pierre-Emerick Aubameyang realizoi për 1-0 në minutën e 45’.

Disa minuta më vonë, në atë të 55’, Daichi Kamada shënoi një gol të bukur për rezultatin 1-1.

I njëjti lojtar, në minutën e 64’, shënoi për 2-1 dhe golin e fitores.

Pas kësaj fitore të madhe, Eintracht Frankfurt ka pushtuar pozitën e dytë në Grupin F me nëntë pikë, derisa Arsenlai mbetet në pozitën e parë me 10 pikë.