Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda tashmë e ka listën e gatshme për futbollistët që do t’i ftojë për ndeshjet e shtatorit.

Ballkani.info merr vesh se lista do të publikohet sot derisa priten shumë risi. E sigurt është ardhja e Fisnik Asllanit dhe Elvis Rexhbeçaj që cilësohen si prurje shumë të mëdha në fanellën dardane.

Të kujtojmë se Kosova fillimisht luan me Rumaninë në “Fadil Vokrri” ndërsa tri ditë më vonë me Qipron sy mysafirë.  /Ballkani.info