Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se ekipi është gati dhe në ndeshjen me Rumaninë do të shënojnë fitore kjo edhe me ndihmën e tifozëve që pritet të jenë të zjarrtë.
“Deri tani kemi pasur shumë lojëra jashtë vendit. Tani kemi lojën në vend. Këto dy tri ditët e fundit kemi ushtruar me ekipin së bashku shumë mirë dhe jemi përgatitur shumë mirë për lojën e nesërme”.
“Siç kam potencuar edhe më herët. Miqësoret kanë përfunduar dhe nuk kemi kohë për të provuar. Kemi shumë alternativa, më shumë se në lojërat e kaluara. Kemi Fisnik Asllanin e Elvis Rexhbecajn. Po punojmë intensivisht për t’i fituar ndeshjet e Ligës së Kombeve”
“Elvisi është mesfushor i disa pozitave. Atë mund ta përdorim në pozita të ndryshme, është lider, agresiv. Me përvojën tek Augsburgu, do t’i sjellë skuadrës shumë të mira”
“Sikur për ekipin ashtu edhe për mua si trajner është hera e parë që po luajmë në këtë fushë të re. Deri tani nuk kishim lojë në shtëpi. Tani do ta kemi të parën. Hapësira nuk është në mënyrën perfektë. Nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. Por jemi në shtëpi, kemi tifozët, dhe dëshirojmë të japim në këtë lojë energji të re”







