Francis Ngannou

Francis Ngannou thotë se është mashtruar përpara luftës me Anthony Joshuan

Francis Ngannou pretendon se ai ishte ‘mashtruar’ përpara humbjes së tij dërrmuese me nokaut kundër Anthony Joshua.

Kamerunasi u mposht lehtësisht nga AJ, me këtë të fundit që siguroi fitoren në raundin e dytë në Riad, Arabinë Saudite.

Kjo është humbja e tij e dytë radhazi në botën e boksit pas humbjes së tij të diskutueshme kundër kampionit në WBC, Tyson Fury vitin e kaluar.

Ngannou, i cili u largua nga UFC për të ndjekur një karrierë në boks, tha se nuk ndihej mirë në dhomën e zhveshjes disa momente para se të hynte në ring.

Ai është ankuar edhe një herë për kohën e vonuar të fillimit, duke pretenduar se ishte ‘mashtruar’ teksa priste me orë të tëra në dhomën e zhveshjes.

Duke folur me Ariel Helwani në The MMA Hour, ai shpjegoi: “Dëgjo, unë mendoj se ne të dy luftojmë në orën 3 të mëngjesit. Nuk është sikur unë u luftova në orën 3 të mëngjesit dhe ai luftoi në mesnatë apo diçka tjetër”.

“Ne të dy u përballëm në orën 3 të mëngjesit. Ajo që unë mendoj, diçka që ka ndodhur është se ata më çojnë në arenë shumë herët. Sikur ora ime e daljes ishte 22:30 për të shkuar në arenë”.

“Dhe më pas kur shkojmë në arenë, ata na thonë se jemi planifikuar rreth orës 01:45 të mëngjesit apo jo?”, ka shtuar më tej Ngannou.

Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së mbërriti në Kingdom Arena shumë përpara AJ-t.

Në atë kohë, ai vuri në dyshim kohën e përballjes së tij pasi Joshua nuk kishte ardhur ende kur Ngannou po ngrohej në dhomën e zhveshjes.

“Ata vijnë në zhveshtore rreth orës 01:00 dhe Joshua sapo po mbërrinte në ato çaste”, vazhdoi kamerunasi. “Unë jam si: ‘Në rregull, ne po po përballemi në të njëjtën kohë, si është e mundur që mua më thonë të nisem më herët?”.

“Na dërguan një orar, një email dhe më pas për disa arsye isha atje të paktën një orë më parë. Por për zënkën, të paktën dy orë më parë. Ata bëjnë këtë lloj mashtrimi për t’ju lodhur. Unë isha i qetë. Unë thashë: ‘Vëlla, është në rregull’”.

“Nuk e dija se si ishte, sa e rëndësishme ishte, deri në ditën e luftës që duhet të shkoj atje dy orë më parë”, ka zbuluar më tej Ngannou.